Bekim Jashari fton shqiptarët e Luginës së Preshevës për pjesëmarrje në procesin e regjistrimit

Active 0 Reply 12 Views 2022-10-04 20:17:53 General

“Vëllëzer e motra që me këmbëngulësi, sakrificë e krenari ruani trojet shqiptare dhe identitetin kombëtar, kudo që jetoni e veproni, si anëtar i familjes Jashari, i bashkohem thirrjeve të udhëheqësve të Luginës që secili prej jush të merni pjesë në regjistrimin e popullsisë, duke deklaruar përkatësinë kombëtare” – thuhet në thirrjen e Bekim Jasharit drejtuar qytetarëve nga komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.


Jashari, tutje ka porositur: “Duke marrë pjesë në këtë proces ju vazhdoni të dëshmoni vendosmerinë për të ruajtur identitetin kombëtar pavarësisht presionit të vazhdueshëm të pushtetit serb për pasivizimin e adresave tuaja. Ndarjet territoriale, shtypjet e padrejtësitë e pushtetit serb atje, ti kthejmë në mobilizim të përbashkët në mbrojtje të identitetit tonë dhe vendosmëri në kërkim të të drejtave tuaja” – ka shkruara Bekim Jashari, djali i Hamëz Jasharit.

Për fund, ai ka thënë se: “E sotmja e bashkuar dhe e fuqishme mundëson një të ardhme më të mirë për të gjithë ju dhe të ardhmen tuaj bashkë me pjesën tjetër të kombit tonë. Për kombin dhe të ardhmën e përbashkët!” – thuhet në fund të postimit t ëish kryetarit të Skenderajt.

Kujtojmë që procesi i regjistrimit ka filluar të zhvillohet nga 1 tetori në Serbi, dhe do të zgjas deri më 31 tetor, ku të drejtë regjistrimi kanë edhe qytetarët shqiptarë në Luginë të Preshevës./LUGINALAJM/


Sharing is caring, show love and share the thread with your friends.


loading...