LUGINALAJM me aktivitete “derë më derë” në fshatrat e Karadaku të Preshevës mbi senzibilizimin dhe i

Active 0 Reply 19 Views 2022-10-14 11:56:04 General

Aktivitetet e organizuara u zhvilluan në fshatrat e ndryshme të Karadakut të Preshevës ku përfaqësuesit e LUGINALAJM, kanë takuar qytetarë dhe familje “derë më derë” (shtëpi më shtëpi), për t’i senzibilizuar rreth pjesëmarrjes së tyre në procesin e regjistrimit.

Gjithashtu, familjet e vizituar nga aktivistët tanë në fshatrat Buhiç, Ilincë, Maxhere e Poshtme, Maxhere e Epërme, Ranatoc, Stanec dhe Kurbalijë u informuan nga aktivistët tanë mbi rrjedhën e reghistrimit të qytetarëve dhe ekonomive familjare.

Vlenë të theksohet, se përgjatë dy ditëve të aktiviteteve të organizuara në Preshevë, përfaqësuesit e LUGINALAJM, por edhe aktivistët e QDE-Lugina, kanë has në mikpritjen e qytetarëve në Preshevë, dhe Karadakun e Preshevës.

Kujtojmë që këto aktivitete po organizohen në kuadër të projektit “TI REGJISTROHU – TREGO QË JE KËTU” të mbështetur nga Peace Full Change./LUGINALAJM/


Sharing is caring, show love and share the thread with your friends.


loading...