LUGINALAJM përgjatë vikendit ka zhvilluar fushatë senzibilizuese në Preshevë, ka shpërndarë mijëra f

Active 0 Reply 13 Views 2022-10-14 11:41:23 General

Fillimisht, aktivistët e QDE – Lugina, në kuadër të së cilës funskionon edhe portal LUGINALAJM, gjatë së shtunes, në tregun e gjelbërt në Preshevë, kanë shpërndarë fllajera informative mbi rëndësinë e pjesëmarrjes së shqiptarëve nga Presheva në procesin e regjistrimit.


Për-rreth pesë orëve sa kanë qendruar dhjetra aktivistë në hyrje-dalje të tregut, ata kanë shpërndarë mijëra fllajera qytetarëve, duke ju dhënë edhe shpjegime/informacione mbi procesin e regjistrimit të qytetarëve dhe ekonomive familjare.

Gjithashtu, aktivistët më pas kanë vendosur në qindar automjete fllajera senzibiluese, ku shkruhej:

1 deri 31 tetor

Ky është muaji

kur është n’dorën tonë

me dëshmu se sa jemi,

REGJISTROHU!

Është momenti për aktivizim.

Kundër pasivizimit.

Është momenti me konfirmu,

Se je k’tu.

Pjesa tjetër e aktivsitëve ka mbuluar pjesën e fundit të qytetit të Preshevës me postera informues mbi datat dhe rëndësinë e regjistrimit si një mundësi e artë për pakicën shqiptare në Serbi.

Kujtojmë që QDE-Lugina dhe portal LUGINALAJM që nga 25 shtatori po zhvillojnë disa aktivitete në kuadër të projektit “TI REGJISTROHU – TREGO QË JE KËTU” të financuar nga Peace Full Change./LUGINALAJM/



Sharing is caring, show love and share the thread with your friends.


loading...