
Ramadani: Për shtatë ditë, kemi regjistruar mbi 15 mijë qytetar në Preshevë, do ti regjistrojmë të g
“Për 1 javë sa kanë punuar regjistruesit dhe instruktorët në territorin e komunës së Preshevës kanë regjistruar deri në orën 20:00 gjithësejë 15.039 qytetarë dhe 2.806 amvisri” – ka shkruar Ramadani në facebook.
Ai ndër të tjera, ka shprehur edhe falemnderim ndaj regjistruesve dhe instrukturëve për punën që po e bëjnë.
“Duhet falenderuar regjistruesit dhe instruktorët për punën e jashtëzakonshme. Njëkohësishtë gjatë komunikimit me regjistruesit dhe instruktorët në çdo shtëpi ata janë pritur me dashamirësi nga qytetarët të cilët po bëjnë një bashkpunim të shkëlqyer. Na kanë mbetur edhe 3 javë deri në përfundim të regjistrimit. Edhe pse kemi 14 regjistrues më pak të gjithë do të regjistrohen” – ka shkruar Ramadani në facebook.
Kujtojmë që regjistrimi i popullsisë në Serbi ka filluar më 1 tetor dhe do të zgjas deri më 31 tetor. Në ketë regjistrim, po marrin pjesë edhe shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, krahasruar me ate të 2011, kur shqiptarët e Luginës së Preshevës e bojkotuan ate./LUGINALAJM/
Sharing is caring, show love and share the thread with your friends.