REGJISTRIMI 2022/Muhamet Salihu: Deri më tani, kemi has në mikpritjen e qytetarëve

Active 0 Reply 13 Views 2022-10-07 18:13:28 General

Sipas Muhamet Salihut, regjistrues nga Bujanoci, procesi i regjistrimit po shkon mirë dhe qytetarët po i përgjigjen pozitivisht procesit.


“Jam i angazhuar për regjistrimin e një pjese të rrugës së Kosovës dhe një pjesës tjetër të rrugës Bekim Fehmiu në Bujanoc. Deri më tani, qytetarët na kanë pritur mirë dhe kanë qenë tejet bashkëpunues sa i përket regjistrimit” – deklaroi Salihu për LUGINALAJM.

Tutje ai tregoi edhe për numrin e shtëpive që Brenda një dite mund t’i regjistroj.

“Maksimalisht 7 deri 8 shtëpi i regjistroj. Me qenë se, për një familje ka shumë pyeje, kjo edhe po na i ngadalson procesin” – tha ai.

“E rëndësishme për neve edhe që procesin t’a kryejmë sipas rregullave dhe të gjejmë mikpritjen e qytetarëve” – tha në fund Salihi.

Kujtojmë që p i regjistrimit të popullsisë në Serbi, ka filluar më 1 tetor dhe do të zgjasë deri më 31 tetor, ku shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, kësaj here po marrin pjesë në ketë process./LUGINALAJM/


Sharing is caring, show love and share the thread with your friends.


loading...